Get tirana.social on google play:

Ishte një kohë që nuk e mendoja Erdoganin aleat dhe mik të ngushtë me Gülen, dhe të dy bashkë nuk i mendoja si dy politikanë që i shërbenin Perandorisë Amerikane; dhe nuk mendoja që janë njëkohësisht të pafuqishëm dhe shumë të rrezikshëm për popullin turk, por ja që është e vërtetë – Turqia mban një bazë të madhe amerikane, ndërsa Gülen jeton në Amerikë.

Kontrata amerikane me popullin turk shkruan që turqit të mbahen të varfër dhe nën shtypje, e ngjashme me kontratën shqiptare, prandaj një kontratë e tillë gjeneron natyrshëm opozitarizëm dhe disidencë ndaj regjimit turk. Kështu që mënyra më e mirë për t’i targetuar këta disidentë të natyrshëm është krijimi i grupeve opozitare, i organizatave terroriste dhe i partive ekstremiste të kontrolluara. Në Turqi këtë punë e ka kryer Gülen dhe disa shtete e individë të parëndësishëm, të cilët më 15 Korrik 2016 organizuan një grusht shteti në Turqi. Në wikipedia pasqyrohet, që janë vrarë mbi 300 individë, burgosur dhe arrestuar mbi 250 mijë dhe ndikuar jetën e miliona individëve – nuk do të habitesha aspak që e gjithë ajo zhurmë të jetë bërë për 5 ose 50 individë që askush nuk ua ka dëgjuar kurrë emrin, e shifrat me arrestime dhe vrasje janë të rreme ose të fryra, një realitet tipik i amerikanizmit që ka në bazë të saj gënjeshtrën dhe mashtrimin.

Mund të guxojë të listojë në këtë kategori dhe UÇK-në, si një organizatë amerikane, e cila ka pasur funksion kryesor: bllokimin e fuqisë luftarake të popullit të Kosovës dhe vrasjen e eleminimin fizik të një liste të ngushtë individësh. Nuk ka dyshim që UÇK dhe ushtria serbe janë drejtuar dhe kanë ndjekur direktivat amerikane, diçka që do të konsiderohej çmenduri nga shqiptarët e zakonshëm. Njëlloj çmenduri do të konsiderohej shkëmbimi i një cope pasqyre të thyer me një copë ar, por ja që në të vërtetë kjo ka ndodhur në Brazilin e sotshëm, mes kolonizatorëve portugezë dhe popullsisë vendase, dhe ky shkëmbim i çmendur garantohej nga terri informativ dhe injoranca. Nuk ka pse popullsia e Kosovës të konsiderohet e ndryshme nga vendasit e Brazilit, në fund të fundit të dy popujt janë kolonizuar, ata nga Portugezët, ndërsa shqiptarët nga amerikanët. Mënyra më e mirë për të bllokuar kundërshtimin dhe fuqinë luftarake të kosovarëve ishte ajo që nuk mund të thuhet dhe as nuk mund të mendohet, listimi dhe grumbullimi i tyre brenda në UÇK. Pra liderët e UÇK-së dhe lidershipin serb i bashkonte Amerika, siç Erdoganin dhe Gülenin e bashkon po Amerika. Por për ta kuptuar duhet të bindemi që jemi në nivelin e vendasve në Brazil, ndërsa amerikanët janë portugezët kolonizatorë e nëse pretendojmë që jemi më të mençur, atëherë konsiderojeni veten më primitivë se sa vendasit e Brazilit të para disa shekujve.

Ndërsa në Shqipërinë postkomuniste kemi dëshmuar të njëjtin skenar, të gjithë fuqinë antikomuniste që priste hakmarrje dhe drejtësi, amerikanët e burgosën në partinë e sigurimit të shtetit, të cilën e pagëzuan Partia Demokratike e Shqipërisë. Parti që u mbush me njerëz të ndershëm dhe xhevahirë të shqipërisë, siç u mbush me heronj dhe trima UÇK, por lidershipi i PD ishte vetë Sigurimi i Shtetit me funksion bllokimin dhe shtypjen e anëtarësisë e jo përfaqësimin real të tyre. Ky është sistemi amerikan i aplikuar në çdo parti poltike, ku mund të përmend PS dhe LSI, ku elita janë mercenarë të amerikës, të cilët nuk mund të jesh i sigurtë ku kanë lindur, me funksion të vetëm: mbrojtjen e interesave amerikane, varfërimin dhe shtypjen sa më shumë të atyre që kanë grumbulluar në partitë e tyre. Po çfarë ndodh nëse një nga këto parti shpallet nga SHBA-të grup terrorist, etj? Në të vërtetë nuk ndodh ndonjë gjë shumë e çuditshme, por ndodh ajo që u ka ndodhur një liste të ngushtë të UÇK-së, një liste të ngushtë të anëtarësisë së Gülen, ndërsa drejtimi i këtyre partive, pas arrestimit e burgosjes të të targetuarve, do t’i rikthehej biznesit të zakonshëm: targetimin, shtypjes e burgosjes së shqiptarëve – prandaj kujdes!

Vetë Amerika zbatoi të njëjtën teknikë më 6 janar 2021, ku mbështetës të Trump sulmuan, porsi një shoh në teatër, Kapitolin dhe më pas përfunduan të gjithë në lista si terroristë të brendshëm. Trump kreu një tradhëti të pastër ndaj atyre që i besuan, ku padyshim një profil si Trump, një mjeshtër i shfaqjeve publike, një mashtrues në profesion, nuk do të kishte kurrë një punë apo funksion tjetër, veçse tardhëtisë dhe vetëm tradhëtisë të atyre që i besojnë. Shumë amerikanë u skenduan si “terroristë të bredshëm”, duke bërë që kurthi i mirëorganizuar Trump të ndryshonte jetën e miliona amerikanëve.

Për ta përbledhur, do të kërkoja që shqiptarët ta vinin veten e tyre në pozicionin e vendasve të Brazilit dhe t’i shihnin elitën e politikës shqiptare si Portugezët, të cilët këmbenin një copë pasqyrë me një copë ar. Është e vërtetë që besojmë që jemi shumë të mençur, biles këtë e mendojnë gabueshëm të gjitha ata që kanë një diplomë apo doktoraturë në xhep, por ja që gjërat janë pak më ndryshe dhe nuk besoj që realiteti ekonomik dhe politik shqiptar pasqyron ndonjë lloj mençurie tonën.

Prandaj duhet kujdes dhe mençuri, fakti që je pjesë e shish, spiun shteti, opozitar, artist, prostitutë, anëtar i një partie gjysmë non grata, vrasës qeverie, biznesmen i lidhur me amerikanët, protestues sorosi, gazetar full time terrorist, teqexhi, apo deputet, nuk do të thotë që përjashtohesh nga mundësia për t’u shpallur terrorist i brendshëm. Amerikanët e kanë shumë pasion terrorizmin dhe listimin si terrorist të një pjese të mirë njerëzish, sepse kjo u kursen seancat e gjata gjyqësore, prej të cilave unë fitova pafajësinë në vitin 2017, e atyre nuk u intereson drejtësia, por vetëm pushteti dhe të kenë për vete gjithçka ndodhet në Shqipëri.

Duhet kujdes, pasi në Shqipëri nuk ka parti opozitare dhe kjo është e vërtetë për çdo vend ku ka influencë Amerika, dhe nëse listoheni si terrorist i brendshëm, atëherë gjithçka ka marrë fund për jetën tuaj dhe të shumë individëve rreth teje. Amerikës po i mbarojnë gënjeshtrat në Shqipëri, dhe kjo do të thotë që do të kemi zhvillime politike të papredikueshme, por fatale për qytetarët e zakonshëm. Askush nuk mund ta predikonte luftën në Kosovë, por ja që nga ajo luftë u vranë me mijëra dhe u përdhunuan praktikisht të gjithë femrat që u filtruan në doganat serbe, dhe më e keqja, Kosova përfundoi nën zgjedhën amerikane si vendi më i izoluar dhe më i varfër në Europë. Prandaj hapni sytë dhe lexoni mirë se ku po e çon Shqipërinë Amerika dhe bëhuni të përgjegjshëm për gjithçka bëni, pasi ndëshkimi mund të jetë shumë i rëndë për ju dhe për familjet tuaja. Nuk duhet të harrojmë që partitë politike në Shqipëri janë të gjitha të krijuara dhe në shërbim të Amerikës dhe lidershipi i tyre nuk janë aspak në konflikt; opozitarët e vetëm janë qytetarët e zakonshëm, të cilët mund të futen në kurth dhe të listohen si terroristë të brendshëm nga këto parti.

Nderim Lushi – Tiranë