Nuk ka mjaftuar zhurma dhe kaosi i krijuar nga huliganët holandezë në Tiranë, por regjimi I Tiranës ka shpenzuar dhe arrestimin e Ballist Morinës në Kukës, ku sipas mediave ai është arrestuar në Morinë të Kukësit më 25 maj, 2022.
Edhe pse lajmi përmbush çdo kriter për të qenë i rremë, arrestimi i tij pritet të shoqërohet me peticione, me deklarata nga Serbia e deri te protesta të fuqishme për lirimin e tij.
Më poshtë raporton panorama.com.al:
Arrestohet “Ballist” Morina, supertifozi i Kombëtares ndalet nga policia në Kukës
Ismail Morina, tifozi i njohur shqiptar i cili njihet me nofkën “Ballisti”, është ndaluar sot në mëngjes nga policia e Kukësit.
Arrestimi i tij është bërë i ditur nga faqja që administrohet në rrjete sociale nga ai dhe persona të afërm me të, të cilët pretendojnë se arrestimi ka ardhur me urdhër nga Serbia.
“Sot, date 25/05/2022,ora 09:30, autoritetet e “rILINDJES” arrestojnë ISMAIL MORINËN në Kukës.
Perzekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga BEOGRADI i Miladinve ndaj shpirtit te lirë.
Për çdo ndodhi të metejshme do u informojmë!
Rroftë shpirti i Shqiptarit!! ZOTI është SHQIPTAR!!!”, shkruhet në këtë postim.
Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për çështjen në fjalë, por në aktivitete të rëndësisë së madhe si finalja e Ligës së Konferencës që zhvillohet në Tiranë, nuk është e pazakontë që policia shoqëron persona të cilët janë të përjashtuar nga stadiumet, apo kanë precedentë me ngjarje të tilla sportive.
Ballisti fan