Amerikanët dhe qeveria kukull e Tiranës kanë rishpikur konfliktin me Greqinë mbi kufinjtë detar.

Është shumë ironike, pasi shqiptarëve nuk u lejohet legalizimi i shtëpive që kanë, janë subjekt i ligjit tallës 7501 , e jo më të mendosh që u përket një copëz nga deti në Sarandë.

Të bindesh një grek, që deti grek është det amerikan është shumë vështirë, pasi ai i gëzohet një realiteti me liri ekonomike të bollshme dhe liri të lëvizjes në mbarë botën dhe e ka pak të vështirë intelektualisht për të kuptuar që Greqia është një koloni e zakonshme amerikane.

Por në Shqipërinë copë-copë, të cilën kontrata amerikane e ka degraduar në vendin më të izoluar në Europë dhe në vendin me të varfër në Europë, ku qeveria e Tiranës nuk legalizon dhe banesat, të kuptosh që deti nuk të përket ty është gjëja më e thjeshtë.

Amerikanët, për të institucionalizuar më tej talljen e tyre mbi çështjen e detit, krijuan dhe një parti politike, Aleanca Kuq e Zi, e cila pret të çojë përpara çdo tallje dhe çdo zhurmë që amerikanët e urdhërojnë

Do të ishte shumë interesant, nëse protestat për çështjen e detit të mbahen në Bathore të Kamzës, në simbolin e ndërtimeve pa leje, në vendin ku qeveria e Tiranës flet shqip e qartë që Shqipëria nuk është e të gjithëve. Ose të mbahen në Skavicë të Dibrës, ku amerikanët po ndërtojnë në tokën e tyre një hidrocentral, dhe në atë moment do të krijohej një moment qartësie: nëse Dibra qenka tokë amerikane, çne që besojmë, se deti është i yni?!

Amerika nuk ofron të drejta dhe liri ekonomike për vende të parëndësishme si ne, por ofron konflikte imagjinare, siç është çështja e detit në kufirin po imagjinar greko-shqiptar. 

Shqiptarët duhet të kërkojnë një kontratë të re me SHBA-të, për më shumë të drejta dhe për më shumë liri ekonomike. Të kërkohet, punësim; lëvizje të lirë drejt SHBA-UK-Kanada, si dhe të drejtën e punësimit në BE vetëm me pasaportë, pastaj detin t'a mbajnë amerikanët, siç u përket gjithçka tjetër.

 

Nderim Lushi - Tiranë, 30 maj 2022

Shkarkoni aplikacioni tirana.social