Mediat e regjimit kanë shpërthyer me lajmin, se një far Kokalari po largohet nga Shqipëria. Edhe pse nuk e kishte ftuar njeri, ishte në kryeradhë të mediave çdo ditë, dhe zinte tribunën kryesore të partive, pa e njohur dhe pa e zgjedhur njeri - Kokalari ia kishte dalë të shfaqej si një lider i vetëshpallur. Por kështu funksionojnë territoret e kolonive amerikane, dhe kështu funksionin CIA amerikane, nga hiçi, bëhesh njeriu më i njohur, dhe sapo dikush të thërret në emrin e vërtetë, spiune e CIA-s, largohesh me bishtin nën shalë, siç largohet çdo spiun.

Në një status në fb. e quajta agjente e CIA-së, nisur nga fakti shumë i thjeshtë, pasi hapësira publike, të fitohet, kërkon jo vetëm para, por tanke dhe barut. Zonjës në fjalë këto dyer iu hapën, dyer që janë pronë e Amerikës, pasi Amerika e ka ekskluzivitetin e barutit në Shqipëri, dhe se unë nuk njoh asnjë bandë tjetër në atë nivel, kështu që kualifiohet për të qenë një agjente speciale e shërbimeve inteligjente amerikane.

Ishte për të reaguar, pasi zonja iu drejtua shqiptarëve me talljen “ne do e mundim Joe Biden dhe do kthejmë Trump në Shtëpi të Bardhë”. Këto fjalë tallëse, të lëshuara në mesin e një varfërie shqiptare, në republikën më të izoluar dhe më të varfër në Europë, nuk mund t’i bënte askush, por spiunët specialë amerikanë që tallin çdo popullatë që mbajnë nën zgjedhë. Popullatë që nuk kanë zë në zgjedhjet lokale dhe askund, e jo më t’u krijosh iluzionin se ata disi mund të zgjedhin presidentin e Amerikës.

Kokalari, kjo spiune e zakonshme e CIA-së, mirë se të iki, por nuk do ishte keq që të merrte me vete spiunët e tjerë të CIA-s, si Mustafa Nano, Ben Blushi e deri tek Spartak Ngjela, i cili duket që e ka bërë burgun enverist në plazhet e Siçilisë.

Një spiune më pak!

Shkarkoni aplikacionin e tirana.social